English

Qipro - Një Sasi E Madhe Eksplozivi Grabitet Nga Një Poligon Ushtarak Në Jug Të Ishullit

T NIKOSOA, 22 korrik /ATSH-MIA/ - Autoritetet në Qipro filluan hetimet në lidhje me grabitjen e një sasie të madhe lëndësh shpërthyese në pjesën jugore të ishullit, njoftoi media qipriote greke. Lëndët eksplozive janë grabitur nga poligoni ushtarak i Gardës Kombëtare të Qipros. Ministri qipriot i Mbrojtjes, Kostas Papakostas e cilësoi ngjarjen si të palejueshme dhe urdhëroi mospasjen e asnjë lëshimi nga ana e organeve hetimore./ a.jor.
KOMENTE