Tiranë, 22 Korrik, NOA Update – “Kombin dhe Shqipërinë i kemi bashkë, edhe partnerët ndërkombëtarë e institucionet i kemi bashkë, prandaj nuk bëni dot si të doni ju”.
Me këto fjalë, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi iu është drejtuar deputetëve demokratë në Kuvend, lidhur me miratimin e ndryshimeve në ligjin për funksionimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke u pohuar se ata nuk mund të ndërmarrin me kokën e tyre vendime që dëmtojnë institucionet dhe imazhin e vendit.
Sipas tij, ligji për të cilin po debatohet, cenon rëndë marrëdhëniet me NATO-n dhe partnerin strategjik të Shqipërisë, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot që pritet një lajm i mirë për shqiptarët, të mos shoqërohet me një lajm të keq”, tha ai, duke aluduar me mendimin e pritshëm sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për ta shqyrtuar me kujdes këtë çështje, që të mos rrezikojmë prishjen e imazhit dhe raporteve me NATO-n”, bëri thirrje, kreu i deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi... (vijon).
n.e/NOA