Serbia Pësoi Disfatë Ushtarake, Politike Dhe Juridike
PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Zejnullah Gruda e vlersoi të enjten mendimin këshilldhënës të GJND-së për Kosovën si shumë të qartë e të prerë dhe një fitore për Kosovën.
"Kam qenë qind për qind i sigurt se nëse respektohet e drejta ndërkombëtare, kurrëfarë vendimi nuk mund të merret kundër Kosovës," tha profesor Gruda për një televizion vendas.
"Ajo që është e rëndësishme është se tash është rrumbullakësuar qarku, Serbia ka pësuar disfatë ushtarake, ka pësuar disfatë politike, ka pësuar disfatë juridike", tha profesor Gruda, menjëherë pas vendimit të GJND-së.
"Vendimi ose mendimi këshilldhanës ka qenë shumë i qartë, shumë i prerë, edhe më një shumicë relativisht shumë të madhe se Kosova me shpalljen e njëanshme të pavarësisë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare", theksoi profesoiri Gruda./ch/