Shba I Kërkon Evropës Të Mbështesë Mendimin Konsultativ Të Gjnd-Së Për Pavarësinë E Kosovës
S
UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën sot mendimin konsultativ të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që thekson se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe u bëri thirrje vendeve evropiane të mbështesin vendimin e gjykatës.
"Mendimi i GJND-së shpreh ligjshmërinë e deklaratës për pavarësinë e Kosovës. Ne e mbështesim këtë vendim", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley.
"Ka ardhur çasti për Evropën të bashkohet për një të ardhme të përbashkët", shtoi ai.
Pak më parë, GJND-ja u shpreh se deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, në një mendim konsultativ për ligjshmërinë e kësaj deklarate.
Serbia nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Gjashtëdhjetë e nëntë vende, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 22 nga 27 vende të Bashkimit Evropian, e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës.
/I.Pu. a.jor.