English

Shba - Shtresa E Naftës: Paralajmërim Për Stuhi Që Mund Të Kërcënojë Gjirin E Meksikës

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Qendra kombëtare amerikane e uraganeve dha sot një paralajmërim për stuhi tropikale në ishujt Bahamas dhe në një pjesë të Floridës, në juglindje të Shteteve të Bashkuara, që mund të kërcënojë Gjirin e Meksikës dhe të ndërpresë operacionet e luftës kundër shtresës së naftës. Ky paralajmërim i dhënë sot në mesditë (15:00 GMT) tregon se një stuhi tropikale mund të formohet brenda 36 orëve pas publikimit të tij, shtoi qendra. Për Floridën, qendra shton se paralajmërimi për stuhi është i vlefshëm për një pjesë të bregut lindor, por edhe në arkipelagun Keys në jug dhe për një pjesë të bregut perëndimor që laget nga ujërat e gjirit. Autoritetet amerikane kanë parlajmëruar tashmë se stuhia mund të pezullojë ose ndalojë operacionet për bllokimin përfundimtar të pusit shkaktar të shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës. /I.Pu.
KOMENTE