English

Shkoder: Vazhdojne Temperaturat E Larta

SHKODËR, 22 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Qyteti verior i Shkodrës vazhdon të jetë i perfshire nga temperaturat e larta, ndërsa prej më shumë se një muaji, nuk ka patur rreshje shiu dhe as vranësira. Përballë kësaj situate, qytetarët shkodranë, duke përfituar nga mundësitë që u ofrohen, nxitojnë, sidomos pas orës 11.00 drejt plazheve. Një pjesë e mirë sistemohet pranë pikave më të afërta, siç janë Dajlami në lumin Buna, Bahçallëku në lumin Drin, Stom Golem të lumit Kir, miniplazhet e liqenit të Shkodrës, duke filluar nga ato gjatë rrugës Shkodër-Shirokë, si dhe në qëndrat kryesore të Shirokës dhe të Zogajve. Një pjesë tjetër po aq e madhe preferon detin Adriatik në plazhin e Velipojës, rreth 30 kilometra larg qytetit të Shkodrës. /a.ke/
KOMENTE