English

Shoqëria Civile, Padi Në Prokurori Për Zhvendosjen E Shatërvanit Të Vitit 1923

TIRANË, 22 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Përfaqësues të shoqërise civile e të medias, kanë protestuar sot tek lulishtja përpara Kuvendit, për zhvendosjen e shatërvanit të ndërtuar në vitin 1923, duke artikuluar qëndrimin për ngritjen e një padie penale në Prokurori për zhvendosjen e tij. Studiuesi Artan Lame u shpreh gjatë një prononcimi për mediat se, "kjo dalje jona bëhet me qëllim për të sensiblizuar opnion publik për një tjetër monument që i iku trashëgimisë sonë kulturore". Ai tha se, "hapat e e mëtejshme që ne do të ndërrmarrin, janë denoncimi në Prokurori për të gjetur se kush është shkaktari për shkatërrimin e kësaj lulishteje". Ndërsa juristi Ylli Manjani, fajësoi Bashkinë e Tiranës për zhvendosjen e këtij shatërvani. "Jemi duke përpiluar një kallëzim penal ku të denoncojmë këtë vepër penale", tha ai, duke shtuar se "Bashkia ishte institucioni që kishte për detyrë të ruante me ligj këtë monument, është intitucioni që e menaxhon këtë pjesë të territorit dhe përderisa ne menaxhimin e saj Bashkia e Tiranës ka dështuar, ose me qëllim e ka shkatërruar atë, kjo mbetet të provohet nga Prokuroria". /a.ke/
KOMENTE