Lezhë, 22 Korrik 2010 NOA – Një burrë në moshë të re është plagosur në afërsi të një hoteli në Lezhë teksa zinte peshk në breg, raporton korrespondenti i agjencisë NOA, kurse të dhënat e para flasin për një vetëdëmtim.
Ngjarja ndodhi në orët e natës duke gdhirë dita e sotme, në vendin e quajtur fshati Mal- Shëngjin i Komunes Shengjin te rrethit Lezhe.
Ardian Braka me banim ne fshatin Balldre te rrethit Lezhe u gjend tek vendi i quajtur “Rana e Vogel” ne afersi te hotelit “In Heritor” kur është vetëdemtuar me lëndë plasëse.
Nga ana e strukturave perkatese te policise jane kryer veprimet e para hetimore, u be këqyrja e vendit te ngjarjes si dhe janë marre deklarime nga shtetas te ndryshem, ku ka rezultuar se ky shtetas eshte vetedemtuar duke gjuajtur peshk ne bregun e detit ne menyre te paligjshme me lende plasese.
I demtuari pas ndihmes se pare ne spitalin e Lezhes eshte derguar ne Spitalin Ushatarak Tirane, ku ndodhet ne reanimacion ne gjendje te rende.
Policia tha se materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale “Peshkim i ndaluar”dhe “Mbajtje pa leje e lendeve plasese” parashikuar nga nenet 204/2 dhe 278/2,3 te Kodit Penal, ne ngarkim te te demtuarit, ne gjendje te lire.
r.n/NOA