Lushnjë, 22 Korrik, NOA – Ndërsa drejtonte makinën, ka përplasur fort një biçikletë, duke i shkaktuar drejtuesit të saj dëmtime të rënda për jetën.
Fjala është për një 39-vjeçar, banues në fshatin Gjinaj të Elbasanit, me emrin Aleksandër Karaj, i cili aktualisht është vënë në prangat e forcave policore.
Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i këtij personi u bë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
Kjo për arsye se në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Savrës”, duke drejtuar mjetin e tij autoveturë tip “SKODA”, me targe ZHN 1825, në drejtimin Fier-Lushnjë, ai ka përplasur dhe aksidentuar 63-vjeçarin me inicialet A. C, i cili lëvizte në ato momente me biçikletë.
Ky i fundit u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjës për marrjen e ndihmës mjekësore dhe aktualisht, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
n.e/NOA