English

Siguria Në Rrugë- Eagle Mobile Apel Drejtuesve Të Mjeteve Të Respektojnë Kodin Rrugor

TIRANË, 22 Korrik /ATSH/. - Kompania e telefonisë celulare "Eagle Mobile" u kërkoi sot të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, sipas legjislacionit rrugor. Duke marrë shkak nga numri i lartë i aksidenteve në vend, Eagle Mobile përmes një deklarate për shtyp u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve që në zbatim të Kodit Rrugor të mos përdorin telefonin celular gjatë kohës që qarkullojnë. "Të ardhurat nga telefonatat janë të rëndësishme për kompaninë, por më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve", thuhet në njoftimin e zyrës së marrëdhënieve për publikun dhe shtypin të kësaj kompanie. Pak ditë më parë, përmes një mesazhi që kjo kompani u dërgoi të gjithë abonentëve të saj, kërkoi "drejtim të automjetit me përgjegjësi, duke shmangur rrezikun për vehten dhe për të tjerët". Nisur nga rreziqet që drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët mund të hasin nga drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, nën kujdesin e e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, është ngritur Koalicion Shqiptar për Sigurinë Rrugore, pjesë e të cilit është edhe Eagle Mobile./m.sh/k.sh/
KOMENTE