Spanjë - Zbulohet Një Varr I Përbashkët Me Viktima Të Diktatorit Franko
MADRID, 22 korrik /ATSH-ANSA/ - Një varr i përbashkët me trupat e 17 republikanëve të vrarë nga frankistët në vitin 1939, pjesa më e madhe e të cilëve pasi ishin torturuar, është zbuluar në Menasalbas pranë Toledos, në Spanjë, shkruan sot e përditshmja El Pais.
Viktimat ishin ish-luftëtarë republikanë që u kthyen në shtëpi pas fundit të luftës civile (1936-1939), dy ditë pas fundit të luftës, të cilët u masakruan dhe torturuan nga komshinjtë e tyre të cilët me kohën ishin bërë mbështetës të diktatorit, shkruan El Pais.
Sipas disa statistikave, në Spanjë ka ende mijëra varre të përbashkët që ende nuk janë zbuluar, me trupat e rreth 100 mijë opozitarëve që u ekzekutuan nga frankistët.
/e.v/