Spindelegger: Bisedimet Për Kufij Të Rinj Në Ballkanin Perëndimor Janë Të Rrezishme
VJENË, 22 korrik /ATSH-MIA/ - Bisedimet eventuale për kufij të rinj të Ballkanit
Perëndimor janë të rrezikshme për rajonin, deklaroi sot në Vjenë shefi i diplomacisë austriake,
Michael Spindelegger pas takimit me homologun e tij çek, Karel Shwarcenberg.
Spindelegger theksoi se nuk sheh asnjë shkak për diskutim për statusin e Kosovës duke përkujtuar se 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Austria dhe Republika Çeke janë mes anëtareve të BE-së që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur./
a.jor.