English

Sport-Atletikë/ Përcaktohet Kombëtarja E Evropianit

TIRANË, 22 Korrik/ ATSH, Gjergji Mima/ - Nga data 26 korrik - 1 gusht, në Barcelonë do të zhvillohet kampionati i 20-të Evropian i atletikës, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria. Federata Shqiptare e Atletikës do të përfaqësohet me dy rekordmenë të pistave, Admir Bregu i Tiranës në kërcim së larti dhe Klodiana Shala, po e Tiranës në garat e 100 dhe 200 metrave. Sipas FSHA-së, "dy atletët do të shoqërohen nga trajneri i Tiranës, Taulant Stërmasi. Në të nëjtën kohë, "Mbretëresha e Sporteve" po përfaqësohet në kampionatin botëror të të rinjve në Monkton të Kanadasë, me atleten Marina Ramadani. Kampionia e Tiranës do të konkurrojë në disiplinën e 100 metrave./n.m/
KOMENTE