Itali, 22 Korrik 2010 NOA - Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani prej shumë vitesh militon në Kampionatin Italian të Seria A. Sezonin e fundit ai luante në radhët e Kievos ku duhet thënë se nuk ka zhvilluar një ndër sezonet më të mira të karrierës së tij.
Vetë lojtari Bogdani, është shprehur i gatshëm për t’u kthyer në nivelet e tij më të larta.
Kështu në orët e fundit është zyrtarizuar kalimi i tij në ekipin e Cesenas në të cilin ai do të luajë sezonin e ardhshëm.
Për këtë transferim 33-vjeçari shqiptar është shprehur tepër i entuziazmuar dhe i gatshëm për aventurën e re.
r.b/NOA