Prishtinë, 22 korrik, NOA – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi sot se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ua hoqi dilemat edhe atyre shteteve që deri më tani kishin hezituar të njohin të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje.
Ky ka qenë reagimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë pas komunikimit të vendimit të gjykatës së Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është historik dhe i rëndësishëm për konsolidimin e mëtutjeshëm të shtetit të pavarur të Kosovës.
“Askush nuk duhet të ndihet humbës, pasi mendimi këshillëdhënës i GJND-së, është fitore për Kosovën dhe për të gjithë rajonin”, shtoi më pas ai.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se “ky vendim ishte i drejtë, historik, ndryshe nga traktatet e shekullit të kaluar dhe padrejtësitë historike që i janë bërë popullit shqiptar të Kosovës”.
Në fund, Thaçi i ftoi qytetarët të festojnë, duke shtuar se vendimi i sotëm i GJND-së është nxitje për më shumë punë, për angazhim më të madh për qeverisje më të mirë, gjë që sipas tij çon drejtpërdrejt tek konsolidimi, zhvillimi dhe forcimi i shtetit të pavarur të Kosovës.
n.e/NOA
{youtube}hvWnpVOeyCc{/youtube}
Lexoni gjithashtu:
Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja
AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi
SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë
Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin
BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar
PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës
Vendimi bën xhiron e mediave të botës
Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja
Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj
Edi Rama: Dita e dytë më e bukur
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri