English

Topalli: Garantojmë Ramën Se Ligji Për Shish Do Të Miratohet

TIRANË, 22 Korrik/ATSH/.- "Maxhoranca hedh poshtë diversionet e pista të Edi Ramës dhe garanton atë se ligji për SHISH do të kalojë", u shpreh sot kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një prononcim për mediat jashtë sallës së parlamentit. Sipas saj, kreu i opozitës po kërkon të pengojë funksionimin normal të Kuvendit, duke shtuar se falë reformave të bëra, vendi është anëtarësuar në NATO dhe po bën hapa përpara në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit në BE. Topalli tha se Edi Rama është ai që ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE, duke lobuar kundër interesave të vendit. /a.s//a.ke/
KOMENTE