Tiranë, 22 korrik, NOA – Por, pak minuta pas apelit nga selia rozë të liderit të opozitës Edi Rama, ka reaguar kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, e cila në një prononcim për mediat jashtë sallës së kuvendit iu kundërpërgjigj Ramës duke deklaruar se i hedh poshtë me neveri diversionet e Edi Ramës, dhe e garantoi atë se kuvendi do ta votojë atë projektligj.
Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se diversionet e kreut të opozitës synojnë të pengojnë funksionimin normal të kuvendit.
Në këtë kontekst zonja Topalli vuri theksin se ishte pikërisht falë reformave, që ka bërë vendi, arsyeja që sot Shqipëria është anëtarësuar në NATO, dhe po përparon në rrugën e procesit të liberalizimit të vizave, integrimit në BE.
Zonja Topalli sqaroi se sipas saj, është pikërisht Edi Rama që po pengon integrimin e vendit në BE, duke lobuar kundër interesave të Shqipërisë, dhe ndërkohë që kuvendi i Shqipërisë po ratifikonte marrëveshjen me NATO-n, deputetët e PS-së, i binin bilbilave”.
mit/NOA