English

Topalli shtyn diskutimin e projektligjit për SHISH-in me 24 orë

Tiranë, 22 korrik, NOA – Pas protestës së opozitës para podiumit të parlamentit dhe depateve të ndezura për heqjen nga rendi i ditës, i projektligjit për SHI-n, kryatrja e Kuvendit ka shtyrë diskutimin për këtë ligj.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e përfshirë në këto debate me opozitën, e ka hequr nga rendi i ditës diskutimin e projektligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror, duke i dhënë 24 orë kohë opozitës për të lexuar relacionin e kuvendit për këtë ligj.

Ky vendim i kryetares, erdhi pas debatit të ashpër mes saj dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili tha se relacioni mbi këtë projektligj kish ardhur me vonesë dhe opozita nuk kishte patur mundësi të njihej me të.

Në këtë kontekst Ruçi e akuzoi zonjën Topalli se po mashtron, duke shkelur trei herë tre nenet e rregullores së kuvendit.

Më parë komisioni i sigurisë kishte hedhur poshtë amendamentin për ligjin e SHISH-it.

Ky amentament u votua kundër jo vetëm nga deputetët e opozitës, por edhe nga disa deputetë demokratë si Leonard Demi, Gazmend Oketa dhe Paulin Stërkaj.

Kuvendi vijon debatet në këtë seancë të fundit të këtij sesioni parlamentar për diskutimin e projekligjeve të tjera në rendin e ditës.

mit/NOA
KOMENTE