English

Urgjent - Gjnd - Jeremiç: Serbia Nuk Do Ta Ndryshojë Qëndrimin Ndaj Kosovës

BRUKSEL, 22 korrik /ATSH-ANSA/ - Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë kurrë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, pavarësisht deklaratës së ligjshmërisë që u dha sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, deklaroi sot ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, pas shpalljes së mendimit konsultativ të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Jeremiç shtoi se ''çështja ende nuk ka përfunduar pasi tashmë fjala i takon Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së", në shtator. /e.v/ a.jor.
KOMENTE