PERDITESIMI I FUNDIT 16.24
Ndiqni drejtpërdrejt shpalljen e mendimit nga Gjykata e Hagës
Me 10 vota kundër 4, Gjykata e Hagës vendos të krijojë mendimin këshillëdhënës se “është e mendimit se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, - konkludoi z.Ovada
NDIQNI DHE REAGIMET NGA MEDIAT NDERKOMBETARE NE FUND TE RAPORTIT
Hagë, 22 Korrik 2010 NOA – Gjykata e Hagës vlerëson se shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës, nuk ka shkelur asnjë nga të drejtat dhe ligjet ndërkombëtare, deklaroi pak çaste më parë Presidenti i GJND-së, japonezi Hisashi Owada e bëri këtë pohim, duke shpallur mendimin këshillëdhënës të kësaj gjykate.
“Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara”, - kumtoi Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada.
Në këtë pikë, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.
Sipas z.Ovada, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor. “Gjykata konsideron se e ka juridiksionin për të dhënë mendimin. Por kjo, nuk do të thotë se është e obliguar që do ta ushtrojë këtë juridiksion”, - u shpreh z.Ovada. ***
Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, pikërisht në orën 15.00, ka nisur seanca ku do të shpallet opinioni këshillëdhënës rreth pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së nga Japonia, Hisashi Owada, ka nisur leximin e deklaratës, e cila është miratuar paraprakisht nga 15 gjyqtarë.
Në hyrje, gjykatësi japonez ka dhënë arsyetimet pse gjykata do të merret me rastin: “Gjykata nuk mund të refuzojë t’iu përgjigjet aspekteve ligjore të pyetjes, edhe pse pyetja pjesërisht është politike”, ka thënë Owada, lidhur me pyetjen e shtruar nga Asambleja e OKB-së, me kërkesën e Serbisë, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.
Me 10 vota kundër 4, Gjykata e Hagës vendos të krijojë mendimin këshillëdhënës se “është e mendimit se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, - konkludoi z.Ovada.
Raportojnë mediat ndërkombëtare. AFP thotë se "deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare". "Shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar", shkruan Reuters, për të shtuar se "vendimi do të rrisë numrin e njohjeve të Kosovës dhe do të shtyjë Prishtinën më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara". Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Hisashi Ovada tha se "e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë", raporton Associated Press.
Vijon...