English

Vendim historik, Haga konfirmon: Kosova, shtet i ligjshëm

Lexoni gjithashtu: Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës Vendimi bën xhiron e mediave të botës Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj Edi Rama: Dita e dytë më e bukur OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri

Ditë historike për të gjithë shqiptarët, Serbia dështon me turp në përpjekjen e saj të fundit kundër Kosovës. Pritet furi njohjesh nga e gjithë bota. Mendimi i Gjykatës së Hagës nuk është vendimor por shtete janë të detyruara tashmë të njohin Republikën e Kosovës pasi nuk ka asnjë pengesë juridiko-ligjore. Ndiqni raportin e plotë

Hagë, 22 Korrik 2010 NOA/ Eglantina Nasi – Me 10 vota kundër 4, Gjykata e Hagës vendos të krijojë mendimin këshillëdhënës se “është e mendimit se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Kjo deklaratë që përbënte thelbin e një orë e gjysmë lexim të opinionit këshillëdhënës të Gjykatës së Hagës ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të botës, duke shënuar kështu një ditë historike.

***

Gjykata e Hagës vlerësoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës, nuk ka shkelur asnjë nga të drejtat dhe ligjet ndërkombëtare, deklaroi pak çaste më parë Presidenti i GJND-së, japonezi Hisashi Oëada e bëri këtë pohim, duke shpallur mendimin këshillëdhënës të kësaj gjykate.

“Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara”, - kumtoi Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada.

Në këtë pikë, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.

Sipas z.Ovada, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor. “Gjykata konsideron se e ka juridiksionin për të dhënë mendimin. Por kjo, nuk do të thotë se është e obliguar që do ta ushtrojë këtë juridiksion”, - u shpreh z.Ovada.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë. “Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”. Ovada theksoi edhe se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë.

“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”. Ovada theksoi edhe se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësië nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”,tha presidenti i gjykatës, Hisashi Ovada. Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare. “Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”, tha zoti Ovada.

***

Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, pikërisht në orën 15.00, nisi seanca ku do të shpallet opinioni këshillëdhënës rreth pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së nga Japonia, Hisashi Oëada, ka nisur leximin e deklaratës, e cila është miratuar paraprakisht nga 15 gjyqtarë.

Në hyrje, gjykatësi japonez ka dhënë arsyetimet pse gjykata do të merret me rastin: “Gjykata nuk mund të refuzojë t’iu përgjigjet aspekteve ligjore të pyetjes, edhe pse pyetja pjesërisht është politike”, ka thënë Oëada, lidhur me pyetjen e shtruar nga Asambleja e OKB-së, me kërkesën e Serbisë, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.

Me 10 vota kundër 4, Gjykata e Hagës vendos të krijojë mendimin këshillëdhënës se “është e mendimit se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, - konkludoi z.Ovada.

Raportojnë mediat ndërkombëtare

AFP thotë se "deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare". "Shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar", shkruan Reuters, për të shtuar se "vendimi do të rrisë numrin e njohjeve të Kosovës dhe do të shtyjë Prishtinën më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara". Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Hisashi Ovada tha se "e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë", raporton Associated Press.

KOMENTE