English

Vendimi i GJND-së, bën xhiron e mediave të botës

Romë, 22 korrik, NOA – Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro pavarësisë së Kosovës, ka pushtuar minutat e fundit në mbarë botën, të cilat i kanë dhënë mjaft rëndësi përçimit të një lajmi të tillë që mbërriti nga Haga në pritshmëri prej muajsh.

Kështu, agjenci prestigjioze lajmesh si ANSA, Reuters, BBC, etj, që të gjitha e kamë përcjellë lajmin e minutave të fundit, duke cituar që në titujt e tyre se GJND në Hagë ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe se nuk bie ndesh me ligjet ndërkombëtare.

Shumica e artikujve duhet thënë se shoqërohen me fotot e flamurit shqiptar, kuq e zi, por edhe me atë të Kosovës.

Por edhe mediat serbe nga ana e tyre, nuk e kanë anashkaluar dot lajmin që u përcoll publikisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si përshembull agjencia B92, duke e dhënë që në titujt e tyre faktin se ky institucion vendosi që pavarësia e Kosovës është e ligjshme.

Shoqëruar kuptohet me reagimet e palës serbe, si përshembull ai i ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiç, i cili deklaroi se gjithsesi, Serbia nuk ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës, edhe pas shpalljes së vendimit të GJND-së ...(vijon).

n.e/NOA

Lexoni gjithashtu:

Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja

AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi

SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë

Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin

BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar

PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës

Vendimi bën xhiron e mediave të botës

Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja

Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj

Edi Rama: Dita e dytë më e bukur

OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues

Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm

Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës

Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha

MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë

Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete

Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme

Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri

KOMENTE