English

Vlore: Mot I Mire Dhe I Nxehte

VLORË, 22 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Gjatë ditës së sotme, situata meteorologjike në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë e qëndrueshme. Moti do të jetë i mirë dhe i nxehtë, me zhvillime të pakta resh, që parashikohet të arrijnë deri në nivel mesatar. Vlerat e temperaturave pritet të rriten edhe me një gradë celsius, krahasuar me një ditë më parë. Kjo do të shoqërohet me përqindje relativisht të lartë të lagështisë në ajër, deri në rreth 68 përqind dhe atë të avullimit në 6 përqind. Kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet, ç'ka ka bërë që mbi 20 peshkarexha të dalin çdo ditë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 0-2 m/sek, deri në 4-6 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 34-36 gradë celsius dhe ato minimale në 21-23 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. /a.ke/
KOMENTE