Westerwelle Në Vizitë Zyrtare Në Turqi
ANKARA, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle do të shkojë javën e ardhshme në Turqi, për bisedime me temë kryesore kandidaturën e Ankarasë në Bashkimin Evropian, njoftoi sot Ministria e Jashtme turke.
Westerwelle, i cili është gjithashtu zëvendëskancelar, do të takohet me homologun turk Ahmet Davutoglu në Stamboll më 27 dhe 28 korrik, shtoi i njëjti burim.
/I.Pu. a.jor.