English

Zv/kryeministri Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës së patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës

Deklaratë e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e dhënies së mendimit këshillimor nga GJND mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës

Mendimi i Hagës, lexoni gjithçka për shpalljen e sotme

Tiranë, 22 Korrik 2010 NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta përshëndeti sot mendimin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi kryesor i drejtësisë ndërkombëtare, që konfirmon në mënyrë të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një akt i ligjshëm dhe në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe një rikonfirmim i të drejtës së patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, rajon e më gjerë.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta tha se shpreh bindjen se mendimi i Gjykatës njëkohësisht i hap rrugë përshpejtimit të procesit të njohjes së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një të ardhme të afërt.

Meta rithekson mbështetjen e paekuivok për shtetin e pavarur të Kosovës dhe integritetin e saj territorial, si dhe vlerëson progresin e dukshëm në konsolidimin e pavarësisë, ndërtimin e institucioneve demokratike, në funksion të plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Zv. Kryeministri rithekson rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë për fillimin e menjëhershëm të dialogut mes autoriteteve legjitime të të dy vendeve për zgjidhjen e çështjeve praktike, në dobi të interesave të përditshme të qytetarëve të tyre, si dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Ministri i Punëve të Jashtme, shpreh edhe një herë angazhimin dhe mbështetjen e plotë të Shqipërisë për afirmimin e mëtejshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pjesëmarrjen me të drejta të plota të Kosovës në projektet dhe forumet rajonale, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona, në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, - përfundon deklarata e publikuar para pak çastesh nga MPJ.

r.n/NOA

Lexoni gjithashtu:

Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm

Meta: “Haga”, rikonfirmim i të drejtës

Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha

MPJ: S’ka më dilema, njihni shtetin tonë

Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete

Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme

Balli: “Haga” u paralajmërua nga Mit’hat Frashëri

KOMENTE