Afganistan - Të Paktën Dy Ushtarë Të Nato-S Të Vrarë Nga Rrëzimi I Një Helikopteri
KABUL, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën dy ushtarë të Forcës Ndërkombëtare të NATO-s në Afganistan (ISAF) u vranë nga aksidentimi i helikopterit të tyre në jug të vendit, njoftoi ISAF në një komunikatë.
Talebanët konfirmuan se kishin sulmuar helikopterin duke shtuar se ai kishte rënë në provincën Helmand, një prej bastioneve të tyre.
"Dy ushtarë të ISAF u vranë dje nga rrëzimi i helikopterit në jug të Afganistanit. Një hetim po kryhet për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të helikpterit", theksoi ISAF pa dhënë detaje për kombësinë e viktimave.
"Ne kemi sulmuar një helikopter të NATO-s mes Lashkargah dhe Nawa", në provincën Helmand, konfirmoi një nga zëdhënësit e rebelëve, Zabihullah Mujahed pa dhënë shumë detaje./
/ec/ a.jor.