English

Akuzat për drogë, Rama: Kam bërë analizat e gjakut

Tiranë, 23 korrik, NOA, Update – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u është përgjigjur për herë të parë akuzave direkte të ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti për përdorimin e drogës.

Kreu i PS-së ka deklaruar se ai i ka bërë analizat sa herë që ka dhënë gjak, duke përmendur faktin se e ka bërë dhurimin e gjaku gjatë shtatë viteve të fundit. Duke qeshur me pyetjen e gazetarëve për të pranuar sfidën e ministrit Prifti, Rama ka theksuar se dhënia e gjakut bëhet pas analizave mbi shëndetin e dhuruesit.

“Unë kam shtatë apo më shumë vite që jap gjak rregullisht dhe sipas ligjit çdo dhurim gjaku është nën monitorimin e rreptë të strukturave të shtetit. Kjo është një përgjigje për të kuptuar domosdoshmërinë për të kontribuar me dhurim gjakut”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së u është përgjigjur dhe akuzave të tjera të ministrit Priftit duke thënë se nuk ka akuza për të bërë, por vetëm fakte për pasurinë e ministrit.

“Partia Socialiste dhe unë nuk kemi akuza për të këmbyer, kemi fakte kokëforta me të cilat përballim këtë keqqeverisje, ose me troç këtë pushtet ordiner me publikun”, u shpreh ai.

NOA

KOMENTE