English

Bota mbarë uron Kosovën për GJND-në

Prishtinë, 23 Korrik, NOA – Mesazhe urimi nga e gjithë bota i kanë mbërritur sot shtresës së autoriteteve të larta kosovare, një ditë pas mendimit këshillë-dhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare

Kështu, bëhet me dijeni nga zyra e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, se atë e kanë uruar personalitete të larta shtetërore mbi këtë vendim i cili konfirmoi pavarësinë e shtetit më të ri të botës.

Edhe vetë negociatori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës, ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, e ka uruar personalisht presidentin kosovar Fatmir Sejdiu, se ai do të përkrahë edhe më tej afirmimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës kudo në botë.

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mendimi i GJND-së i heq të gjitha dilemat që ndokush mund t’i ketë pasur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap udhë njohjeve të reja”, thuhet në njoftimin e Presidencës kosovare.

n.e/NOA

KOMENTE