English

Britani E Madhe - Një Piano E ''Beatles'' Dhe ''Pink Floyd'' Del Në Ankand

LONDËR, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Shtëpia britanike e ankandeve ''Bonhams'' njoftoi shitjen e një pianoje të studios mitike ''Abbey Road'' në Londër, përdorur nga ''Beatles'' dhe ''Pink Floyd'' për albumet që janë bërë tashmë legjenda të pop-rock-ut. Me një kurorë njollash kafeje dhe të djegurash cigareje, pianoja e vjetër u vlerësua rreth 119 000 - 178 000 euro. Ajo shfaqet në një version të veçantë të "Paperback writer" dhe "Tomorrow Never Knows" regjistruar nga "Fab Four" në Abbey Road më 1966, si dhe "Dark Side of the Moon", albumi kult i ''Pink Floyd'' dalë në treg në 1973-shin. "Besoj se është instrumenti i parë i studios 'Abbey Road' që ka dalë në treg'', deklaroi Stephen Maycock, specialist i veprës së ''Beatles'' tek ''Bonhams''. "Piano ka marrë disa dëmtime. Duken format e filxhanëve të kafesë mbi piano dhe të djegurat nga cigarja. Është një instrument që ka shërbyer pothuajse cdo ditë të ekzistencës së saj, por është në gjendje të mirë dhe tingëllon mirë'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE