Bruksel - Rasmussen: Vendimi I Gjnd-Së Nuk Ndikon Mbi Mandatin E Nato-S Në Kosovë
Ë
BRUKSEL, 23 korrik /ATSH-MIA/ - Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë se shpallja e pavarësisë së Kososvës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, nuk do ta ndryshojë rolin e forcave për siguri të NATO-s në rajon, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen.
NATO ka rreth 10 000 ushtarë në misionin e saj në Kosovë, KFOR.
"Vendimi i GJND-së nuk ndikon mbi mandatin e KFOR-it, për shkak se misioni do të vazhdojë në mënyrë të paanshme për të plotësuar detyrimet për mbështetjen e paqes dhe mjedisit të sigurisë në gjithë Kosovën në dobi të të gjitha komuniteteve", theksoi Rasmussen./
a.jor.