English

Ekon - Britani E Madhe - Ekonomia Regjistron Rritjen Më Të Madhe Që Prej Vitit 2009

LONDËR, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Ekonomia britanike regjistroi rritjen më të fortë ekonomike që prej tremujorit të tretë dhe të katërt 2009 duke kaluar përtej parashikimeve të ekonomistëve, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS). ''Prodhimi i Brendshëm Bruto (PIB) në vend u rrit me 1,1 për qind gjatë tremujorit të dytë në raport me tremujorin e mëparshëm, dhe 1,6 për qind në një vit'', vijon komunikata. Kjo rritje ekonomike nuk ishte verejtur që prej vitit 2006 dhe është një surprizë e madhe për ekonomistët që kishin parashikuar një rritje prej 0,6 për qind në tremujor dhe 1,1 për qind në një vit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE