English

Ekonomi - Shba - Shtëpia E Bardhë Më Optimiste Për Vitin 2010

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se është më optimiste se sa në shkurt për ekonominë e Shteteve të Bashkuara në vitin 2010, duke u mbështetur tashmë në një rritje prej 3,2 për qind dhe një papunësi prej 9,7 për qind, por ka rishikuar në një sens më pak të favorshëm parashikimet për vitet e ardhshme. Ajo rishikoi gjithashtu me rënie parashkimin për deficitin buxhetor për vitin 2010, në 10 për qind të PBB-së, për një shumë rekord prej 1 474 miliardë dollarësh, por tashmë parashikon një ngadalësim të bilancit negativ në vitin 2011, në 9,2 për qind të PBB-së, mësohet nga shifra zyrtare. /I.Pu.
KOMENTE