Ekonomi - Testi I Rezistencës: Shtatë Banka Evropiane Dështojnë
LONDËR, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Shtatë ndër 91 bankat evropiane të cilat iu nënshtruan testit të rezistencës dështuan, njoftoi sot Komiteti Rregullator Evropian, CEBS, gjë që do të thotë se ato duhet të marrin fonde për të forcuar situatën e tyre financiare.
CEBS nuk komunikoi listën e këtyre bankave, por sipas rregullatorëve kombëtarë, bëhet fjalë për bankën gjermane Hypo Real Estate, bankat spanjolle Diada, Cajasur, Espiga, Unnim dhe Banca Civica, si dhe për atë greke ATE (Agricultural bank of Grece).
Për të plotësuar minimumin e fondeve të pastra të kërkuara nga testi i quajtur edhe "Tier One" (fond i pastër i dhënë për angazhime të bankës) prej 6 për qind, këtyre shtatë bankave u mungojnë 3,5 miliardë euros, bëri të ditur CEBS.
Kjo shifër do të krahasohet me rezultatin e testeve të praktikuara tek bankat amerikane në fillim të vitit 2009, gjatë të cilave kanë dështuar 10 nga 19 institucione bankare.
/I.Pu.