English

Ellis: Vendimi I Gjnd-Së Do Të Përshpejtojë Njohjen E Kosovës

LONDËR, 23 korrik /ATSH-MIA/ - Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë se me pavarësinë e Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare do të përshpejtojë procesin e njohjes së shtetit të ri në Ballkan, deklaroi në Londër profesori Marc Ellis, i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve. Në një intervistë për BBC-në, eksperti juridik Ellis tha se me vendimin e gjykatës nuk ka më pasiguri juridike që do të detyrojë shumë vende, të cilat deri më tani nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur, ta bëjnë këtë në javët dhe muajt e ardhshëm. "Tashmë nuk ekziston më një situatë jolegjitime, në të cilën insistonte Serbia", konsideron Elis duke shtuar se kjo mund të ndihmojë për zhbllokimin e bllokadës diplomatike që u krijua rreth pavarësisë së Kosovës. Ellis nuk beson në mundësinë që Serbia të krijojë një iniciativë të re edhe për një prononcim të gjykatës rreth pavarësisë së Kosovës. "Kjo vështirë se do të kalojë në Nju-Jork (OKB - shën. përkth.), kur dihet se rezoluta e parë në Asamblenë Parlamentare kaloi me shumicë të ngushtë", thotë për BBC-në eksperti juridik britanik, Marc Ellis./ a.jor.
KOMENTE