Lushnjë, 23 Korrik, NOA – Një e moshuar 83-vjeçare ka gjetur menjëherë vdekjen ndërsa u përplas nga një makinë, teksa ecte në rrugë si këmbësore.
Ngjarja fatale konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, sipas të cilave, viktima mban inicialet M.P., ndërsa autorit i saj është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas momentit të kryerjes së aksidentit.
Sipas të dhënave, ai është Rafael Sefa, i cili mësohet se po drejtonte në ato momente mjetin tip fuoristradë me targa B502X.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur konkretisht në lagjen “Skënder Libohova” të qytetit të Lushnjës, në një rrugë dytësore të tij, ku e moshuara ishte duke lëvizur në orët e vona të natës, rreth shtëpisë së saj.
E megjithë ndihmën mjekësore të dhënë në spitalin rajonal të Lushnjës, 83-vjeçarja ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Ndërkaq, nga strukturat e komisariatit të policisë së Lushnjës, po vazhdon puna për kapjen, si edhe zbardhjen e shkaqeve e rrethanave të këtij aksidenti.
n.e/NOA