English

Gramsh: Arrestohet 26-Vjecari, Akuzohet Per Shperndarje Lendesh Narkotike

GRAMSH, 23 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve ka realizuar me sukses ditën e sotme operacionin e koduar " Holta" në qytetin e Gramshit. Burime të Policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se "sot u bë e mundur goditja e radhës të shpërndarësve të lëndës narkotike, operacione këto të shtrira në të gjithë qarkun e Elbasanit. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerand Zacelli, 26 vjeç, banues në Lushnje, i dënuar më parë për përdorim të lëndëve narkotike". Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë një kontrolli fizik të kryer në ambjentet e Pub "ADI PUB", qe ndodhet në Gramsh dhe është në pronësi të tij, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike heroinë. Ndaj 26 vjeçarit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". /a.ke/
KOMENTE