Londër, 24 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Kur e kapi në flagrancë duke vjedhur 845 paund, personi në fjalë fillimisht mendoi të mos lajmëronte autoritetet, por e detyroi hajdutin të kalojë qytetin e Whitam, në Angli, me një tabelë në të cilën të shkruhej: “Unë një hajdut”.
Tani, Simon Cremer, punëdhënësi i tij rrezikon ta paguajë shtrenjtë këtë veprim. Kështu, hajduti ka vendosur ta padisë dhe të kërkojë një dëmshpërblim prej 90 mijë paund.
Mark Gilbert, hajduti, është shoqëruar me tabelën ë tij deri në rajonin e policisë, ku atje ka ndenjur rreth katër orë, para se të lirohej me kusht.
Cremer, viktima, ka ndenjur dhe është pyetur në komisariat për dymbëdhjetë orë. Ai u akuzua për rrëmbim personi dhe tashmë rrezikon një dënim të përjetshëm.
Gjykata e liroi atë dhe mbylli çështjen penale, por jo atë civile. Hajdut ka kërkuar 90 mijë paund dëmshpërblim dhe kjo si rrjedhojë e poshtërimit dhe humbjen e pagës së punës dy vjeçare.
“Gilbert thotë se ka mbetur i tronditur nga poshtërimi i vuajtur, ku nuk qenë në gjendje për të punuar në dy vitet e fundit”, - tha Cremer Telegraph.
“Tani unë kam dy javë kohë për të paraqitur një mbrojtje. Por e nuk e di nëse mund të përballoj një avokat, pasi ai kushton 25 mijë sterlina dhe unë nuk mund të përballojë një shumë të tillë”.
r.b/NOA