English

Kosove - Ldd: Pas Mendimit Te Gjnd Te Filloje Funksionimi I Ligjshmerise

PRISHTINË, 23. korrik /ATSH-B.Jashari/ - Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) duke përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ka theksuar se tani është koha që ligjshmëria të fillojtë të funksionoj edhe në Kosovë. Në takimin me kryetaret e degëve të LDD, në të cilin mori pjesë edhe kryetari Nexhat Daci, u theksua se vendimi i GJND-së ka dhenë një shpresë të madhe dhe se tani e tutje ligji do të funksionojë edhe në Kosovë. U theksua se orientim afatshkurtër duhet të jetë anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa ai afatgjatë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Nderkohe, iu shpreh falënderim sekretares amerikane të Shtetit, zonjës Hilari Klinton, e cila u beri thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ketë ta bëjnë sa më parë. "LDD i përshëndet edhe veprimet e fundit te EULEX-it që tani janë veprime konkrete dhe që drejtohen kundër njerëzve që kanë rënë ndesh me ligjin", u tha në mbledhje. /a.ke/
KOMENTE