English

Kosovë - Policia Kontrollon Banesa Dhe Zyra Lidhur Me Hetimet Në Bankën Qendrore

PRISHTINË, 23 Korrik /ATSH-B.Jashari/ - Policia ushtroi kontroll mëngjesin e sotëm në banesën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrat e Bankës Qendrore, një kompani private dhe disa lokacione të tjera. EULEX bëri të ditur se këto bastisje janë të lidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion, ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangje të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave. Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë./ch/
KOMENTE