Kosovë- Sejdiu Bordit Të Bqk-Së: Të Ruhet Stabiliteti Financiar Dhe Bankar I Vendit
PRISHTINË, 23 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i kërkoi sot Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), që të ruhet stabiliteti financiar dhe bankar i vendit.
Ai takoi anëtarët e Bordit drejtues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), të kryesuar nga Gazmend Luboteni, kryetar i këtij bordi.
Bëhet e ditur se ata e informuan për zhvillimet e fundit në BQK, veçanërisht pas arrestimit të guvernatorit Hashim Rexhepi.
Presidenti Sejdiu kërkoi nga Bordi i BQK-së që të vazhdoje funksionimi normal i këtij institucioni, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe bankar të vendit.
Sa i përket arrestimit të guvernatorit Rexhepi, Presidenti Sejdiu ritheksoi se duhet të respektohen të gjitha procedurat e përcaktuara me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës./e.gj//a.ke/