English

Kuba - Raul Kastro Shkarkon Nga Detyra Një Figurë Historike Të Partisë Komuniste

HAVANA, 22 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti kubanez, Raul Castro shkarkoi dje Hose Ramon Balaguer, 78 vjeç dhe figurë historike e Partisë Komuniste, nga posti i ministrit të Shëndetësisë, një sektor emblematik i Revolucionit Kubanez, sipas një komunikate zyrtare. Qeveria e drejtuar nga Raul Castro vendosi të lirojë Balaguer nga funksionet e tij që ushtron që prej vitit 2004 dhe emëroi në postin e tij, Roberto Morales, ish-zëvendësministri aktual i Shëndetësisë, sipas një komunikate. Balaguer, me profesion mjek, ish-luftëtar i rebelimit që përmbysi regjimin e Fulgencio Batistas më 1959 dhe solli në pushtet Fidel Castro, vëllain e Raulit, është anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kubës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE