Lezhë, Vritet Me Armë Zjarri 22 Vjeçari
LEZHË, 23 Korrik /ATSH - G.Marku/- Një 22 vjeçar me banim në Shëngjin të rrethit Lezhë ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Ushtarak të Tiranës pas plagëve të marra nga arma e zjarrit në një konflik i ndodhur në lagjen "Beslidhja" të Lezhës.
Burime zyrtare nga komisariati i Lezhës bëjnë të ditur për ATSH-në se shtetasi Fabion Nika, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër, i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Lezhës dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje kritike për jetën, ku dhe ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, Nika mendohet të jetë qëlluar me një armë zjarri pistoletë e llojit TT.
Policia ka identifikuar dhe autorin e kësaj ngjarje, por, për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura detaje më të hollësishme, thane burimet./m.sh//ch/