English

Librazhd: Mashtrojne Duke Marre 13 Milion Leke Karburant, Arrestohen Tre Shtetas

LIBRAZHD, 23 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.- Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme ne Librazhd, pasi akuzohen për veprën penale të "Mashtrimit". Tre shtetasit, Ismail Leka, 50 vjeç, Ledio Isallari, 38 vjeç edhe Luman Biba, 58 vjeç, që të tre me banim në qytetin e Pogradecit, në periudha të ndryshme kohore, në pikën e karburantit, e cila ndodhet në Prrenjas- Librazhd, në pronësi të shtetasit I.B, me anën e shpërdorimit të besimit i kanë marrë karburant (naftë, benzinë), duke mos likuiduar borxhin. Burime te policise lokale bene te ditur se, pasi shuma ka kaluar 13 milion lekë të vjetra dhe tre shtetasit nuk i kanë larë borxhet pronarit të pikës së karburantit, ky i fundit ka bërë denoncim në polici. Tashmë këta tre shtetas ndodhen në Komisariatin e Policisë Librazhd në pritje të hetimit për veprën penale të "Mashtrimit". /a.ke/
KOMENTE