English

Lsi Mbledh Komitetin Drejtues Për Prezantimin E Kandidatëve Në Tiranë

TIRANË, 23 Korrik/ATSH-A.Gegvataj/.- LSI do të zhvillojë sot në orën 19:00 mbledhjen e radhës së Komitetit Drejtues të Tiranës. Zyra e shtypit e LSI-së, bëri të ditur se qëllimi i këtij takim do të jetë prezantimi i kandidateve për LSI-në e Tiranës si dhe prezantimi i platformes se organizimit te kësaj force politike për zgjedhjet vendore. Në fjalën që do të mbajë në këtë mbledhje, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta do të ndalet në situatën politike që po kalon vendi, organizimi i kësaj force politike në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore si dhe roli i saj në proceset integruese të vendit. Kandidatët e LSI-së për Tiranën janë Shezai Rrokaj si dhe Edmond Panariti. /f.n/
KOMENTE