English

LSI: Synojmë Bashkinë e Tiranës, aktualisht është pa vizion

Tiranë, 23 Korrik, NOA Update – Lëvizja Socialiste për Integrim ka si prioritet të saj në zgjedhjet e ardhshme lokale, të mund të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, atë të Tiranës.

Kështu ka theksuar ndër të tjera, në fjalën që sapo ka mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj force politike, kryetari Ilir Meta, i cili ka vënë në dukje se ky institucion aktualisht nuk ka ndonjë vizion për zhvillimin e kryeqytetit.

“Synimi i LSI-së është Bashkia e Tiranës, pasi në këtë bashki ka mungesë vizioni”, mësohet të jetë shprehur në fjalën e tij Meta.

Në këtë mënyrë, ai ka goditur kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, i cili është në të njëjtën kohë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, që sipas tij, nuk po i jep pamjen që meritonte kryeqytetit të vendit.

“Në këtë bashki, ka mungesë për zhvillimin e kryeqytetit”, mësohet të jetë shprehur saktësisht Meta lidhur me një çështje të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE