English

Meta: Lsi Do Luftojë Per Nje Kod Elektoral Gjithepërfshirës

TIRANË, 23 Korrik/ATSH- A.Gegvataj /.- "LSI do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë për një reformë elektorale zgjedhore gjithepërfshirëse", deklaroi sot Kryetari I LSI-së, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të kësaj force politike për prezantimin e dy kandidatëve për degen e Tiranës. Meta theksoi se, "Shqipëria do ta ketë së shpejti një kod elektoral vërtet demokratik dhe jo diskriminues ndaj cilitdo, ndaj i ftojmë te gjithe të bëhen pjesë e kësaj reformë gjithepërfshirëse". Sipas tij, rruga më e mirë për të sanksionuar transparencën dhe për ta garantuar ate është ligji dhe nëpërmjet ligjit. Duke u ndalur në fushatën e nisur për prezantimin e dy kandidatëvë për kryetarë të LSI-së në Tiranë, Meta theksoi se, "natyra e LSI-së ka të bëjë me thelbin progresist, konstruktiv, stabilizues dhe integrues". "Këto tipare jam i sigurtë që do të demonstrohen edhe gjatë fushatës së LSI-së që ne çelim sot dhe që do të vijojë me takimet e dy kandidatëve kryesorë në të gjitha njësitë", nënvizoi ai. Ai shprehu bindjen se, "fushata do konkretizojë ambicjen politike dhe elektorale të cilën në radhë të parë e kemi këtu në kryeqytet dhe që do të konsolidojë më tej vizionin për horizontet ku duam të shkojmë, jo vetëm si LSI, por së bashku më gjithë shoqërinë". Kreu i LSI-së vleresoi se, "Shezai Rrokaj dhe Edmond Panariti janë dy kandidatët me vlera të spikatura intelektuale, qytetare, por edhe politike e morale". Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues, dy kandidatët për kryetarë të LSI-së në kryeqytet, prezantuan platformën e tyre, ndërsa u disktua edhe për organizimin e kësaj force politike për zgjedhjet vendore. /a.ke/
KOMENTE