English

Nuk ka më para për rrugët, vetëm Rrëshen-Kalimash përlau 820 milionë euro

Tiranë, 23 Korrik 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia - Ky vit duket se do të jetë i dobët në realizimin e veprave publike, konkretisht në rrugë. Ajo që pohohet nga ministria e Financave por edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve është se gjatë këtij viti nuk do të nisë asnjë projekt i ri rrugor.

Të gjitha projektet e reja të parashikuara në buxhetin e vitit 2010, për të cilat nuk janë zhvilluar ende procedurat e prokurimit publik, nuk do të ndërtohen.

Pas ndryshimeve në buxhet, vetëm tre projekte infrastrukturore shpëtojnë pa u prekur dhe këto janë: Unaza e Re apo segmenti Tiranë-Mullet, loti katër i rrugës Durrës-Rrogozhinë dhe loti tetë ose mbikalimi Plepa-Rrogozhinë.

Kjo për sa u përket rrugëve nacionale, pasi investimet e pushtetit vendor për rrugët dytësore do të vijojnë.

Ndërkohë sipas zv/ministrit të Punëve Publike Ernest Noka, rruga e kombit, ose Rrëshen-Kalimash ka arritur deri tani 820 milionë lekë shpenzim.

Për sa i përket këtij viti, kjo rrugë nuk do të përfitojë më fonde, për shkak të krizës së financave publike.

Nga ana tjetër projekti aq shumë i përfolur i Kryeministrit Sali Berisha Tiranë-Elbasan ka mbetur pezull.

Ministria e Punëve Publike po shikon mundësinë për ta dhënë më konçesion ndërtimin e kësaj rruge, në kushtet kur paratë në buxhet nuk mjaftojnë.

Duke ju referuar edhe pohimeve të Ministrit të Financave Ritvan Bode, tashmë qeveria i ka kthyer sytë tek financimet e huaja, konkretisht nga bankat ndërkombëtare për zhvillim me qëllim konkretizimin e projekteve.

r.l/r.n/NOA

KOMENTE