English

Obama: Të shtojmë përpjekjet në luftën kundër AIDS

Vjenë, 23 Korrik, NOA – Pas shifrave alarmante të komunikuara gjatë konferencës ndërkombëtare mbi AIDS-in, që zhvilloi punimet në Vjenë gjatë këtyre ditëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u zotua për shtimin e përpjekjeve për të luftuar HIV/AIDS-in përmes nismës së tij globale shëndetësore.

Presidenti amerikan i bëri këto komente në video-mesazhin e adresuar në mbyllje të kësaj konference, duke theksuar se e gjithë bota duhet të bashkohet në përpjekjen për të parandaluar faktin që virusi vdekje-prurës të gllabërojë viktima të tjera në mbarë botën.

Nga ana e saj, edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u zotua për një qasje të gjerë, të qëndrueshme dhe efektive ndaj epidemisë globale.

Konferenca hodhi alarmin se që nga fillimi i viteve 1980, rreth 25 milionë njerëz kanë humbur jetën nga virusi HIV dhe se aktualisht janë qindra mijëra persona të prekur në të gjithë botën.

n.e/NOA

KOMENTE