English

Okb: Asnjë Provokim Pas Vendimit Të Gjnd-Së Për Kosovën

NJU JORK, 23 korrik /ATSH-MIA/ - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon i bëri thirrje të gjitha palëve që të mos lejojnë provokime pas njoftimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për përkrahjen e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Sekretari i përgjithshëm u bën thirrje palëve të përfshira të zhvillojnë dialog konstruktiv dhe të mënjanojnë veprimet që do të mund të shkaktonin provokime dhe të minonin dialogun", deklaroi Martin Nesirki, zëdhënës i Ban Ki-Moonit. Ai shtoi se sekretari i përgjithshëm i OKB-së do t'i dorëzojë Asamblesë Parlamentare, konkluzionin konsultativ të gjykatës për pavarësinë e Kosovës. "Çështja ështe shqyrtuar nga gjykata me kërkesë të Asamblesë Parlamentare të OKB-së, që do të caktojë hapat e ardhshëm rreth kësaj çështje", shtoi Nesirki./ a.jor.
KOMENTE