Okb Dhuron 253 Mijë Dollarë Për Riaftësimin E Zonave Të Prekura Nga Përmbytjet
TIRANË, 23 Korrik/ATSH-M.Shkurta/.- 253 mijë dollarë amerikanë, në formë granti, është ndihma që Organizata e Kombeve të Bashkuara dhuroi sot për realizimin e disa projekteve që do të shërbejnë për riaftësimin e zonave të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës, në janar të këtij viti, njoftoi te premten ministria e Brendshme.
Sipas njoftimit, marrëveshja për zbatimin e këtyre projekteve, të parashikuars të nisin zbatimin brenda vitit 2010, u nënshkrua nga ministri Brendshëm, Lulzim Basha dhe Koordinatorja e OKB-së në Shqipëri, Znj.Gulden Turkoz Cosslett.
Granti që OKB i dhuron Shqipërisë, përmjed UNDP, UNICEF dhe OCHA, do të përdoret për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Xhaferraj, Komuna Ana e Malit, rikonstruksionin e rrugës Sukaj, Komuna Dajç, rikonstruksionin e ujësjellësit ças, Komuna Velipojë, rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Luarzë, Komuna Velipojë, etj, thuhet në njoftim./ch/